E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shock te Celsi Drogbai infektuar me malarje

ANGLI- Didier Drogba eshte semurur nga malarja. Lajmin shokues e ka dhene trajneri i Celsit Karlo Anceloti ne prag te ndeshjes se te merkures ndaj Fulhamit. Drogba u godit nga malarja - u shpreh tekniku italian ne nje konference shtypi. ndash E zbuluam vetem te henen nepermjet disa testeve qe zhvilluam por nuk e dime sesi e ka marre shtoi ai.

Pas kesaj deklarate trajneri i Celsit eshte munduar te qetesoje tifozet ne lidhje me gjendjen e sulmuesit kryesor te ekipit. Problemi tani ka kaluar por kjo e ka ndaluar sulmuesin tone qe te stervitet me mire dhe si rrjedhoje te luaje ne nivelet e tij me te larta.Por tashme Didier eshte mire deklaroi Anceloti. Sulmuesi nga Bregu i Fildishte nuk ishte mire prej disa ditesh dhe ne fillim mjeket e ekipit kane menduar se ishte nje gjendje gripale. Por duke pare kohezgjatjen e semundjes Drogba vendosi tu nenshtrohej analizave te gjakut qe kane evidentuar pikerisht virusin e malarjes.

Ai ka qene disa dite per pushime dhe mendohet se aty e ka marre virusin. Por megjithese nuk ishte ne 100 te gjendjes Drogba ishte rregullisht ne fushe ne fundjave ne pjesen e dyte te ndeshjes kunder Liverpulit te cilen Celsi e humbi 2-0. Pas diagnostikimit te se henes sulmuesi ka nisur nje terapi intensive dhe trajneri Karlo Anceloti ka vendosur qe ta grumbulloje per takimin e se merkures kunder Fulhamit ne Stemford Brixh.
m.a/A. Latifi/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›