E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet ne Kosove dileme per Beogradin

PRISHTINE-Zgjedhjet e menjehershme ne Kosove jane me pak se pese jave larg dhe qeveria serbe ende duhet te mare nje pozicion perfundimtar nese do tu beje thirrje serbeve te Kosoves qe te votojne apo te bojkotojne zgjedhjet. Beogradi eshte duke u perballur me nje detyre te veshtire. Nese u ben thirrje serbeve te Kosoves qe te votojne rrezikon akuza nga opozita nacionaliste se po njeh ne menyre jo te drejtperdrejte pavaresine e Kosoves. Nese ben thirrje per nje bojkot anetaret e BE-se mund te akuzojne Beogradin per shkeljen e angazhimit te tij per te ruajtur marredhenie te fqinjesise se mire ne rajon.
Ndarjet jane te thella si ne Beograd ashtu edhe mes serbeve te Kosoves.
Ministri serb per Kosoven dhe Metohine Goran Bogdanovic tha per mediat e Beogradit se qeveria do te mbaje nje qendrim te qarte mbi ceshtjen nje ceshtje e interesit kombetar. Askush nuk duhet te kete ndonje dyshim -- qeveria serbe ne kohen e duhur do te vendose dhe do te jape nje mesazh te qarte per serbet tha Bogdanovic. Zyrtari i larte i ministrise Oliver Ivanovic tha se ceshtja eshte shume e rendesishme per Beogradin per te vendosur mbi te ne kohen e shkurter qe ka mbetur. Partite serbe kane mendime te ndryshem nese serbeve te Kosoves duhet tu behet thirrje per te votuar. Disa anetare te aleances ne pushtet besojne se eshte detyra e Serbise per tu bere thirrje shtetasve qe te votojne ne menyre qe te kene nje ndikim kryesor mbi pozicionin dhe te ardhmen e tyre ne Kosove. Ata hedhin poshte pretendimet se dalja ne qendrat e votimit do te nenkuptoje njohjen e pavaresise se Kosoves. Partia Demokratike e Presidentit serb Boris Tadic nuk ka shprehur nje pozicion zyrtar. Por nje zyrtar i larte i partise Dragoljub Micunovic tha se serbet nuk duhet te bojkotojne zgjedhjet. Partite e opozites te krahut te djathte -- Partia Demokratike e Serbise DPS dhe Partia Radikale Serbe -- jane duke kerkuar qe qeveria ti udhezoje serbet qe te qendrojne larg. DPS kembengul se cdo pjesemarrje perben njohje dhe se serbet do te marrin pjese vetem per te demtuar vetveten.

Nje percarje e ngjashme ekziston mes vete serbeve te Kosoves. Perfaqesuesja e serbeve te Kosoves qendrore Rada Trajkovic tha se Beogradi duhet tu beje thirrje serbeve qe te votojne ose te perballet me nje kritike nga BE se eshte duke destabilizuar Kosoven. Perkundrazi organizatat serbe ne Kosoven e veriut thone se nje bojkotim eshte zgjidhja e vetme. Pavaresisht nga vendimi i qeverise serbe Trajkovic tha se nje pjesemarrje me e madhe serbe mund te pritet ne Kosoven qendrore dhe jugore ndersa ata ne veri ka te ngjare qe te qendrojne larg. Mes analisteve politike ne Beograd nuk ka nje mirekuptim te vetem. Dushan Janjic i Forumit per Marredheniet Etnike tha per SETimes se qeveria duhet tu beje thirrje serbeve qe te votojne dhe se mund te kete pritur tashme shume gjate per te patur nje ndikim. Nese qeveria do te kishte vendosur me pare mund te kishte nxitur serbet qe te fitonin te gjithe vendet e caktuar per ta ne parlamentin e Kosoves. Tani eshte shume vone per kete. Ata do te paraqiten me disa kandidate do te ndajne votat dhe nuk do te fitojne me shume se 12 nga 22 vende ne parlament parashikoi Janjic. Por kreu i projektit Kompromisi Kosova Aleksandar Mitic ka nje qendrim shume te ndryshem. Te gjitha partite politike ne Serbi duhet te bashkohen ne keshillimin e serbeve te Kosoves qe te bojkotojne zgjedhjet tha ai per SETimes. Por jam skeptik ne lidhje me gatishmerine e autoriteteve te Beogradit per te thirrur nje bojkot meqense kane treguar gjate bisedimeve mbi rezoluten e Asamblese se Pergjithshme te OKB-se se shqetesohen me shume ne lidhje me mendimin e Brukselit sesa mendimin e serbeve te Kosoves ne terren. Megjithese duket te mos e kete pranuar idene nje alternative tjeter per qeverine eshte qe te mos mare asnje qendrim zyrtar fare por te lejoje individet qe te vendosin. Perfaqesuesve te bashkesise serbe tashme u garantohet nje minimum prej dhjete vendesh ne Asamblene e Kosoves. Keshtu qe zgjedhjet nuk do te ndikojne ne menyre te rendesishme ne gjendjen e bashkesise serbe ose mbi sfidat me te cilat perballen serbet dite pas dite.

d.b/GSH/BalkanWeb

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›