Shoferet, jo me pune pa pushim

Nje udhezim i ri i Ministrise se Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, ben te detyrueshme per te gjitha automjetet e transportit te mallrave dhe njerezve, respektimin e rregullave te sigurise qe bejne te detyrueshme punen me pushim per shoferet e linjave te gjata, me qellim qe te shmangen aksidentet.
Kompanite e transportit do te jene pergjegjese per vendosjen dhe kontrollin e mirefunksionimit te pajisjeve te posaçme qe regjistrojne shpejtesine e mjetit gjate te gjithe rruges, si dhe regjistrojne orarin e pushimit (tahograf).
Praktika eshte zbatuar me pare ne te gjitha vendet perendimore, pasi shoferet shpesh nxitojne te mberrijne ne destinacion dhe e drejtojne mjetin me orare te zgjatura. Pagjumesia e drejtuesve behet shpesh shkak per aksidente te renda me pasoja fatale.
Sipas rregullores, nje shofer nuk mund te punoje dot me shume se 9-10 ore ne dite dhe se dita e punes duhet te ndahet nga pushime 45 minuteshe çdo 4.5 ore. Gjate orarit te pushimit, shoferi nuk lejohet te kryeje asnje pune tjeter. Ne nje jave, eshte e detyrueshme qe shoferi te mos e drejtoje mjetin per me shume se 56 ore, ndersa se paku nje dite ne jave duhet ta kete pushim.
Punedhenesit nuk kane te drejte te ofrojne pagesa plus per transportimin e shpejte te mallrave per shoferet, ne rast se keto pagesa nxisin shkeljen e rregullave te pushimit.