E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shoferi humb kontrollin e kamionit në aksin Pogradec-Lin/ Dyshohet për hedhje të vajit në rrugë

Një aksident është shënuar pasditen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Piskupat.

Burime bëjnë me dije se drejtuesi i kamionit ka  humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve prej më shumë se 15 minutash.

Shoferi i kamionit ka marrë lëndime, ndërsa për blutë ai ka thënë se nuk e kuptoi se di e humbi kontrollin e mjetit.

Ai ka dyshime se në aksin rrugor të ketë pasur prani të vajit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zhvendosjen e kamionit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›