E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoferi i familjes se kryeministrit plagos kamerierin

Incidenti ne lokal kur gardisti Fatos Skeja debatoi me kamerierin per nderrimin e tavlles


Ne spital i demtuari identifikon si autor nje person te ngjashem me bodigardin. Policia heziton


TIRANE- Shoferi i familjes se kryeministrit ne plagosjen e kamerierit te nje lokal luksoz ne kryeqytet pas pretendimeve te tij se nuk i ishte sherbyer mire nga kamerieri i cili kishte vetem nje dite qe kishte filluar pune. Ngjarja ndodhi dje ne mesdite ne nje lokal te njohur ne rrugen e Elbasanit ku Fatos Skeja 35 vjec shoferi i grupit te shoqerimit te familjes se Kryeministrit kishte shkuar per te drekuar bashke me disa miq te tij. Skeja mesohet se eshte anetar i Gardes se Republikes ne Degen e Personaliteteve prej shume vitesh ndersa burimet thone se ai eshte mik i afert i djalit te kryeministrit Berisha Shkelzen Berishes.


Nderkaq kamerieri i plagosur me arme zjarri Shpat Ruci 21 vjec nga Tepelena banues ne Tirane perfundoi ne spital ne gjendje te rende shendetesore pas plages se marre ne pjesen e pasme te shpatulles. Burime te spitalit te policise se kryeqytetit konfirmuan per Shekullin se Ruci 21- vjecar kishte marre nje plage me arme zjarri ne shpatullen e djathte ndersa plumbi sipas burimeve te policise kishte dale prane qafes. Skeja kur eshte shoqeruar ne polici ka pohuar se ai nuk kishte qelluar ne drejtim te kamerierit dhe se nuk kishte pasur arme me vete pasi armen e punes e kishte lene ne shtepi. Nderkaq ne menyre te pakuptueshme Prokuroria eshte njoftuar pasdite vone ne lidhje me kete ngjarje ndersa ngjarja ne lokalin ku kishte ndodhur eshte kaluar sikur te mos kishte ndodhur asgje.


Nuk dihet nese ekspertet kane kryer keqyrje ne vendin e ngjarjes ndersa pas incidentit efektivi i Gardes se Republikes i cili eshte shofer i familjes se Kryeministrit eshte larguar nga vendi i ngjarjes sipas burimeve ndersa me pas eshte dorezuar ne polici. Incidenti u pranua edhe ne lokalin ku kishte ndodhur ngjarja por punonjes te lokalit thane se ngjarja mes kamerierit te ri dhe nje personi tjeter kishte ndodhur ne rruge dhe jo ne lokal. Gjate marrjes ne pyetje te te plagosurit ai ka identifikuar si autor te ngjarjes nje person me te dhena pershkrimin fizik dhe veshje te njejte me ate te shoqeruesit te familjes se kryeministrit.


Incidenti
Skeja mesohet se dje ne mesdite kishte qene duke drekuar me disa miq te tij ne ambientet e lokalit luksoz ndersa kamerieri Ruci nga Tepelena kishte diten e tij te pare te punes ne restorant. Pak kohe pasi ishin ulur kamerierit iu kerkua qe te nderronte tavllen e duhanit. Nje minute te lutem se kam nje porosi- mesohet ti kete thene kamerieri personit qe i ka folur nga tavolina ku ndodhej shoqeruesi i kryeministrit. Menjehere me pas personat iu kthyen punonjesit duke bere presion dhe shantazh ndaj tij. Pas ketij veprimi te ketyre personave Ruci kontakoi me pronarin e lokalit per ti paraqitur shqetesimin e tij.


Por ankesa e tij sipas burimeve ishte kthyer ne kurriz te tij pasi sapo kishte marre vesh incidentin pronari urdheroi qe ai te largohej nga puna. Burimet e policise thane se kur kamerieri eshte kthyer serish ne salle ka debatuar me nje nga personat qe ndodheshin ne tavoline bashke me bodigardin familjes se kryeministrit. Ne kete moment gjithcka mori flake kur ne menyre te papritur 21- vjecari nisi te qellohej nga personat qe ndodheshin ne tavoline. Kur kamerieri ka tentuar te largohet eshte qelluar dhe plagosur nga pas shpine me nje arme zjarri qe sipas hetuesve eshte pistolete.


I riu mori nje plage serioze ne shpatull ndesa u nis per ne spitalin ushtarak ku edhe ka marre mjekimin e nevojshem. Ngjarja eshte mbajtur ne listen e sekreteve te vecanta nga policia. Ne te kundert prokuroria eshte njoftuar shume vone vetem dje ne mbremje rreth ores 1700. Disa ore pas ngjarjes i plagosuri ndodhej ne spitalin ushtarak jashte rrezikut per jeten por sipas mjekeve plumbi i kishte shkaktuar nje demtim te shpatulles niveli i se ciles ende nuk dihet.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›