E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi Do prishim planin rregullues te Tiranes

Ministri i Transporteve ka paralajmeruar dje se plani francez per Tiranen nuk do te miratohet ne KRRTRSH


TIRAN- Plani rregullues i Tiranes i hartuar nga studio nderkombetare i miratuar nga bashkia e kryeqytetit dhe i konsultuar gjeresisht me publikun duket se do te kthehet ne mollen e re te sherrit mes kryebashkiakut Rama dhe qeverise. I miratuar ne Keshillin e Rregullimit te Territorit te bashkise me pak se dy vjet me pare plani duhet te marre edhe miratimin e Keshillit te Rregullimit te Territorit te Republikes per te vijuar me pas me zbatimin. Por ndryshe nga planet e pakta rregulluese qe kane kaluar deri me tani ne KRRTRSH miratimi i atij per Tiranen duket se nuk do te mjaftohet me zbatimin e kritereve teknike.


Ate cka pritet te ndodhe ne te ardhmen gjate miratimit te planit rregullues te kryeqytetit e paralajmeroi dje Ministri i Puneve Publike dhe Transportit Sokol Olldashi gjate prezantimit te nje studimi mbi planin rregullues te jugut. Sipas tij plani per Tiranen nuk do te lejohet te kaloje ne formen qe eshte paraqitur nga Bashkia pasi ai nuk ploteson te gjitha nevojat qe ka kryeqyteti per tu zhvilluar. Ne nuk do te lejojme qe ai projektplan te kaloje ne ate menyre qe eshte. Do te vendosim dhe do te perdorim te gjithe instrumentet qe na jep ligji qe edhe plani i pergjithshem rregullues i Tiranes te vije ne parametrat ku eshte ky plan qe po prezantohet sot plani per rregullimin e jugut.


Pra te jete nje plan zhvillimi qe ploteson te gjithe nevojat zhvillimore qe ka kryeqyteti qe merr parasysh kritere te caktuara dhe i zbaton ato ne menyre rigoroze- tha Olldashi.
Me tej Olldashi e cilesoi planin si te organizuar sipas interesave te biznesit te individeve te ndryshem. Sipas tij kjo eshte edhe arsyeja qe plani rregullues nuk eshte i njetrajtshem qe te perfshije te gjithe zonat e kryeqytetit. Mbetemi ne modelin e vjeter te pullave te zhvillimit qe bazohen mbi zona pronesie. Nuk mund ta lejojme Tiranen te behet nje top futbolli me pulla te bardha dhe te zeza - shtoi ai.


Plani rregullues i Tiranes eshte miratuar ne Keshillin e Rregullimit te Territorit ne dhjetor te vitit 2008 thuajse dy vjet me pare pas nje konsultimi te gjere me publikun dhe grupet e interesit. Me pas ai i eshte kaluar KRRTRSH-se e cila ne mbledhjet e saj gjate kesaj periudhe nuk e ka marre ne shqyrtim. Kjo ka bere qe ne menyre te perseritur kreu i Bashkise se Tiranes Edi Rama dhe bizneset e ndertimit te kerkojne miratimin sa me pare te tij. Shoqata e Ndertuesve i ka kerkuar forcave politike qe te miratojne sa me pare planet rregulluese te qyteteve dhe ne menyre specifike ate te Tiranes. Miratimi i planeve rregulluese sipas tyre do ti sherbente nje orientimi me te mire te ketij biznesi ne politikat e tij afatgjata duke e mbrojtur nga konfliktet ligjore.


Pas miratimit ne Keshillin e Rregullimit te Territorit te njesise se qeverisjes vendore planet rregulluese te komunave apo bashkive paraqiten paraprakisht ne sekretariatin teknik te KRRTRSH-se i cili sugjeron rregullimet qe duhen bere nese ato jane te nevojshme para se te kaloje per miratim. Pas rregullimeve plani kalon per miratim ne mbledhjen e radhes te KRRTRSH-se. Emirjon Senja


Plani i dhendrit te Berishes
Plani i jugut administrohet nga dhendri i kryeministrit Berisha Jamarber Malltezi dhe eshte bere i njohur pothuajse ne cdo media te botes per shkak se shkaterroi me shume se 300 banesa te ligjshme ne bregdet. Pronareve te vjeter te tokes iu prishen banesat shekullore me pretekstin se aty do te ndertohej dicka me e mire. Edhe pse kane kaluar tre vjet deri me tani nuk eshte bere asgje dhe banesat kane mbetur germadha ne buze te detit.


Olldashi paralajmeron nje front tjeter lufte midis mazhorances dhe opozites per miratimin e planit rregullues te Kryeqytetit

Plani duhet te miratohet ne Keshillin e Rregullimit te Territorit te Republikes ne menyre qe te filloje se zbatuari

KRRTRSH drejtohet nga Kryeministri Sali Berisha dhe pjesa me e madhe e anetareve jane ministra te kabinetit qeveritar

Plani eshte miratuar me pak se dy vjet me pare ne Keshillin e Rregullimit te Territorit per kryeqytetin



fare permban plani per Tiranen
Plani rregullues i kryeqytetit eshte i konceptuar ne pese shtylla zhvillimi. E para ka te beje me pritjen e popullsise se ardhshme e cila parashikohet te rritet me ritme te larta. Plani parashikon krijimin e mundesive per strehim per rreth 400 mije banore te rinj. Kjo do te behet duke rritur dendesine ne lagjet ekzistuese te kryeqytetit. Jane rreth 1800 hektare hapesira te cilat parashikohet te zhvillohen sipas ketij koncepti. Po ashtu parashikohet transformimi i 14 qendrave dytesore dhe krijimi i pese qendrave te reja dytesore. Zonat industriale pritet te kthehen ne zona ne funksion te qytetareve ndersa plani parashikon zgjerimin e kater zonave kryesore spitalore ne kryeqytet si dhe ndertimi i cdo poliklinike per cdo zone. Pjese integrale e planit eshte edhe ndertimi i kampusit te ri universitar i cili parashikohet te ngrihet ne fushen para godines se fakultetit te Ekonomise. Rritja e hapesirave te gjelbra ne raport me numrin e banoreve dhe hapesirat publike jane dy pika te tjera te ketij plani i cili shpall si zona te mbrojtura parkun e liqenit artificial liqenin e Farkes dhe liqenin e Paskuqanit.


fare permban plani i Jugut
Studimi per rregullimin e jugut parashikon vendosjen e nje sere kriteresh per ndertimet ne kete zone duke filluar nga lartesia e objekteve deri ne zonat e ndaluara per ndertim. Sipas tij ndalohen ndertimet e perhershme ne brezin 100 meter nga bregu i detit si dhe 50 meter nga shtrati i lumenjve apo i perrenjve. E ndaluar gjithashtu eshte ndertimi ne shpate malesh me pjerresi me te madhe se 30 per qind gje e cila do te shkaktonte erozion ne ate zone. Ndertimi ne shpate kodrash dhe malesh me pjerresi te madhe eshte nje dukuri e perhapur dukshem ne bregdetin e jugut ku vlen per tu permendur qyteti i Sarandes i cili eshte kthyer ne nje kantier ndertimi ku ne cdo ane sheh hapjen e hapesirave te reja ndertimi jashte cdo kriteri apo plani urbanistik. Studimi per rregullimin e jugut eshte kryer me mbeshtetjen e Ministrise se Puneve Publik dhe Bankes Boterore.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›