Shoferi i këngëtares: Whitney drogohej në prani të vajzës
Ish- shoferi i Whitney Houston, Al Bowman pretendon se këngëtarja është ylli më i keq që ka hipur ndonjëherë në limuzinën e tij. Ai pretendon se ajo tymoste crack në sy të vajzës së saj. Nuk mund ta besoja, vajza e saj 6-7 vjeçare luante pranë saj, ajo tymoste crack. Ishte e trishtueshme, ajo ishte jashtë kontrollit, tha Bowman. Ai madje pretendon se ajo ka bërë një treshe në limuzinë, me të shoqin dhe një këngëtar tjetër, të cilit nuk ia përmend emrin. Ndërkohë të tjerë miq të këngëtares thonë se ajo ishte e varur ndaj drogës deri në momentet e fundit. Disa yje si Mel Gibson kishin tentuar të ndihmonin këngëtaren të kalonte këtë problem, por ajo kishte refuzuar. Një moderator në SHBA është pushuar nga puna pasi e quajti Whitney Houston një prostitutë crack-u.