E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoferi me drogë, lidhja me Shkëlzen Berishën

Ish kamerieri dërgohet në Romë falë miqësisë së djalit të Berishës me një biznesmen që është dhe xhaxhai i Arsen Selmanllarit

TIRANË- Çdokush në Ministrinë e Jashtme e njeh si nipii “Raftit”. Falë këtij emri, që është një biznesmen i njohur në Tiranë, edhe për lidhjet me familjen kryeministrore, Arsen Selmanllari nuk e ka patur të vështirë të vishet me petkun e imunitetit diplomatik. Madje këtë kartëe ka përdorur deri në momentet e fundit kur ka rënë në prangat e policisë italiane me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Ish- kamerieri i bllokut, falë lidhjeve të gjakut dhe miqësive, ka siguruar një punë si shofernë shtetin fqinj që me sa duket i ka shërbyer si koperturë për trafikun e drogës. Madjemediat e vëndit fqinj i janë referuar pikërisht pozicionit tëtij për të bërë dhe aludime me filmin “Danko” që bën fjalë për trafikun ndërkomëbar të lëndëve narkotike i interpretuar nga ArnoldShvarceneger dhe aktori shqiptar Xhems Belushi, ku personazhi kryesor arrin të transportojë sasi të konsiderueshme kokaine falë detyrës në që kryente në trupin diplomatik.

“Kam imunitet diplomatik nuk mund të më arrestoni”. Kështu janë nisur shkrimet për skandalin e tre ditëve më parë në Itali ku shoferi i ambasadës shqiptare është arrestuar me 1 kg kokainë. Referuar një filmi të suksesshëm aksion, mediat italiane bëjnë të ditur se mbrojtja diplomatike ka shërbyer për pak kohë për shoferin Arsen Selmanllari. Në fakt, mbrojtja është më shumë se sa një kartë ku shkruhet Trupi Diplomatik. Arseni, që sipas iformacioneve nuk është më shumë se 25 vjeç, ka paturlidhjet e duhura për të fituar një punë në Ambasadën Shqiptare në Romë. Madje, ashtu si karta e tij, dhe puna si shofer ka shërbyer si një koperturë e mirë për qëllimin e punësimit të tij. Burime të besueshme bëjnë të ditur se Arseni është emëruar në pozicionin e shoferit në Ambasadën Shqiptare në Romënë kohën kur ministër i Jashtëm ishteBesnik Mustafaj. Madje në këtë dikaster majfton të pyesësh dhe të bëjnë me dije se shoferi i arrestuar njihet si nipi i “Rafitit“, një biznesmen ky që në zgjedhjet elektorale të vitit 2000 ka shndëruar lokalin e tij në një llojshtabi elektoral për Besnik Mustafajn. I kontaktuar nga “Shekulli”, ish ministri iJashtëm nuk pranon të bëjë asnjë koment. Por kjo nuk është hallka e vetme e dërgimit të Selmanllarit në Ambasadën tonë në Romë. Burime të besueshme bëjnë të ditur se një gur i fortë ka qenë edhe djali i kryeministrit Sali Berisha.Mësohet se Shkëlzen Berisha është mik i biznesmenit të përmendur më lart. Djali i kryeministrit pak kohë më parë shihej dendur të frekuentonte lokalin e „Raftit“ në zonën e Bllokut.Falë shoqërisë së tyre dhe ndikimit tek Mustafaj, atëherë ministër i Jashtëm, 25- vjecari që është edhe nipi i biznesmenit, nuk e ka patur të vështirë për të siguruar pozicionin e shoferit në ambasadën Shqiptare në Romë. Ndërkohë që burime të Ministrisë së Jashtme bëjnë me dije se dje kanë dërguar një grup për të hetuar mbi skandalin e ndodhur tre ditë më parë në Romë. Megjithëse fill pas ngjarjes së ndodhur atutoritetetshqiptare kanë hequr imunitetin e Arsen Selmanllarit, ngjarja e ndodhur ka alarmuar institucionet shqiptare.

Trafiku

Burime të policisë bëjnë të ditur sepo verifikohen lidhjet e mundshmetë të arrestuarit në Shqipëri pasi dyshohet se droga është dërguar nga Shqipëria me destinacion tregun e shtetit fqinj. Tre ditë më parë, Arsen Selmanllari është arrestuar në qytetin eMilanos me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Në makinën me targa diplomatike është gjëndur një sasi prej 1 kilogramësh kokainë pas një kontrolli të ushtruar nga forcat e policisë. Bashkë me shoferin e ambasadës shqiptare, është arrestuar edhe një vajzë me nënshtetësi rumune e cila është ndodhur në makinë, në momentin e sekuestrimit të lëndës narkotike. ----------------------------------------------------Shoferi i kapur me kokainë nuk është 33 vjeç, por një djalosh rreth22-vjeçar

Mosha e Selmanllarit,e falsifikuar

TIRANË- Mosha 33- vjeçare e Arsen Selmanllarit, e raportuar nga mediat italiane mund të mos jetë e saktë. Policia italiane njoftonte të dielën se kishte arrestuar një 33- vjeçar shqiptar, punonjës të ambasadës sonë në Romë për shkak se në bagazhin e makinës iu gjetën 1 kg kokainë. Në momentin e parë, askush nuk e vrau mendjen shumë për moshën eish-shoferit të ambasadës që drejtohet nga Llesh Kola, por kur policia jonë konsultoi të dhënat e nisura nga Italia me ato të këtushmet, vuri re se Arsen Selmanllari nuk është 33 vjeç, por rreth 22 vjeç. Pas çudisë së parë dhe dyshimit për ndonjë ngatërresë, u vu re se mosha në letrat e çuara në Itali nga Selmanllari ishte e falsifikuar. Kjo si duket për të hedhur poshtë dyshimet e emërimit për një djalosh 20- vjeçar që nis punë si shofer në ambasadën tonë në Romë. Nëse fakti i falsifikimit të moshës së Arsen Selmanllarit vërtetohet nga hetuesit italianë dhe ata shqiptarë atëherë kjo do të shtojë edhe një akuzë të re në dosjen e trafikut të kokainës. Në këtë rast mosha e falsifikuar ka kaluar para syve të titullarëve të Ministrisë së Jashme kur Selmanllari ka marrë emërimin. 

----------------------------------------------------Llesh Kola tha se Selmanllari kishte një vit që punonte në ambsadë dheemërimi që bërë sipas rregullave

Ambasadori: Emërimi i shoferit konform rregullave

TIRANË- “Arben Selmanllari punonte prej një viti në ambasadën shqiptare në Romë dhe është emëruar në bazë të të gjitha normave që plotësohen për emërimin e personelit të ambasadave”. Ky ka qenë reagimi i ambasadorit shqiptar në Romë, Llesh Kola, pasi mediat italiane publikuan lajmin se Selmanllari u arrestua në Itali me 1 kilogram koakinë të fshehur në makinën e tij me targa diplomatike.

Ambasadori tha më tej se Selmanllari nuk kishte qenë shoferi i tij personal por shofer i ambasadës.. Ai shtoi se do të jenë hetimet ato që do të përcaktojnë implikimin e 33- vjeçarit, deri dje me imunitet diplomatik në një trafik të mundshëm droge. Gjykata e Milanos dha dy ditë më parë masën e arrestit burg për Arsen Selmanllari. 33- vjeçari u arrestua të dielën nga Guardia di Financia e Milanos pasi gjatë kontrollit të makinës së tij u gjet 1 kilogram kokainë. Me t’u njoftuar, Ministria e Jashtme shqiptare me propozim dhe të ambasadorit shqiptar në Romë, Llesh Kola, shkarkoi nga puna Selmanllarin, duke i hequr të gjithë privilegjet që gëzonte nën statusin e diplomatit. Madje pala shqiptare ka hapur një hetim nga ana e saj në lidhje me këtë çështje. Para gjyqtarit të Milanos Selmanllari kishte mohuar se kishte dijeni për sasinë e drogës të gjetur në makinë. Seanca e pare gjyqesore ndaj Selmanllarit dhe të dashurës së tij, e cila shoqëronte 33- vjecarin në momentin e arrestimit është caktuar për në 2 shtator.

---------------------------------------------------Shoferi i ambasadës dyshohet se e kishte bërë dhe më parë “transportuesin” e drogës

Selmanllari, tetë muaj nën vëzhgim nga italianët

TIRANË- Policia e anti-mafies rajonale në Milano prej tetë muajve po vëzhgonte lëvizjet e shoferit të Ambasadës Shqiptare në Romë, 33- vjeçarit Arsen Selmanllari, i cili tre ditë më parë u arrestua me një kg kokainë të fshehur në bagazhin e makinës me targa diplomatike. Sipas burimeve zyrtare pranë Ministrisë së Brendshme, konfirmohet se autoritetet shqiptare nuk ishin njoftuar për këto hetime, pasi pala italiane dyshonte se mund të dekonspironin hetimet që synoninzbulimine rrjetit të trafikut. Italianët dyshonin se shoferi Selmanllari “punonte” prej kohësh duke transportuar drogë nëpër qytete të ndryshme të shtetit fqinj. “Pranë Ministrisë së Brendshme, tre ditë më parë ka ardhur një raport i anti-mafies rajonale të Milanos, të cilët njoftonin zyrën e Interpolit për arrestimin e shtetasit shqiptar Arsen Selmanllari me një kg kokainë në makinën e tipit “Fiat Punto” të cilën e drejtonte vetë ai dhe që kishte targa diplomatike të Ambasadës shqiptare në Romë. Përveç këtij informacioni të shkurtër, autoritet e drejtësisë italiane kërkonin nga drejtësia shqiptare të kryenin verifikimet për bashkëpunëtorët e mundshëm të tij në Shqipëri”,-thuhet nga burimet. Gjithashtu, mësohet se i arrestuari 33- vjeçar dyshohet se nën petkun e diplomatit dhe me makinën me targa CD prej disa kohësh kryente për llogari të grupeve kriminale në Itali transportimin e sasive të ndryshme të lëndëve narkotike, duke përdorur imunitetin diplomatik dhe mjetet me status të tillë për t’i shmangur kontrolleve të policisë dhe për të lëvizur lëndën e paligjshme narkotike. Ndërkaq, sipas burimeve pranë Ministrisë së Jashtme, 33- vjeçari Selmanllari punonte prej dy vitesh si shofer pranë personelit të Ambasadës shqiptare në Romë, i emëruar në kohën e ish-Ministrit Besnik Mustafaj. Gjithashtu, po nga këto burime mësohet se ka qenë vetë Ambasadori i Shqipërisë në Romë, Llesh Kola, i cili me lejën e ministrit të Jashtëm shqiptar, Lulëzim Basha dhe me kërkesë të autoriteteve italiane ia ka hequr shoferit Arsen Selmanllari imunitetin diplomatik, duke lejuar njëkohësisht grupin hetimor të krimit të organizuar të Guardia di Financias së Milanos të kontrollojë makinën me targa CD që drejtonte shoferi i personelit. Pas kontrollit të dokumenteve dhe hapjes së bagazhit të makinës brenda saj është gjetur sasia e 1 kg kokainë e cila ishte e vendosur në një çantë sportive por e shkujdesur brenda bagazhit. Mësohet se “transportuesi” Selmanllari nuk e kishte marrë mundimin as ta fshihte drogën që mbante në bagazh, pasi çanta ku ishte fshehur droga ishte hedhur shkujdesur në bagazh të makinës, me idenë e mos kontrollit të policisë për shkak të mbrojtjes që gëzonte nga imuniteti diplomatik. Ndërsa, gjatë paradites së djeshme autoritetet e Ministrisë së Jashtme Italiane kanë dorëzuar pranë homologëve të tyre shqiptarë dosjen e plotë të shoferit të Ambasadës, Arsen Selmanllari, ku mësohet se janë të gjitha veprimet e kryera në drejtim të hetimit ndaj tij dhe procedurat e ndjekura deri në prangosjen e katër ditëve më parë bashkë me të fejuarën e tij në njërën nga autostradat e Milanos në shtetin fqinj. Vetë i arrestuari gjatë vlerësimit të arrestit dhe caktimit të masës së sigurisë nga gjyqtari hetimor, ka mohuar të ketë pasur dijeni për drogën që ndodhej në makinën e tij me targa CD, duke akuzuar se persona të tjerë ia kanë vendosur çantën me drogë në makinë.

Precedenti

Ndërkaq, arrestimi i një punonjësi të Ambasadës Shqiptare në Romë nuk është i pari, pasi pesë vite më parë policia italiane shoqëroi për disa orë punonjësin e kësaj Ambasade në atë kohë, Drini Bello, të cilin e larguan më pas për në Shqipëri si person “non-grata”( i padëshirueshëm) në shtetin fqinjë. Ndërsa, vëllain e tij, Erion Bellon, e arrestuan si pjesë të një organizate kriminale që trafikonte drogë dhe shfrytëzonte femrat për prostitucion.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›