Normalizohet gjendja në doganën e Kakavies
Normalizohet gjendja në Kakavie pas tre ditëve kur gjendja ka qenë e rënduar. Sipas komandantit të pikës Elton Papa, për shkak të uljes së fluksit dhe rritjes së ritmeve të punës, emigrantët gjatë ditës së sotme nuk janë përballur me probleme gjatë udhëtimit të tyre për në Greqi. Vetëm për gjatë 3 ditëve të fundit, nëpërmjet Kakavies kanë lënë territorin shqiptar rreth 30 mijë shtetas dhe 11 mijë automjete.