E Diel, 1 Nëntor 2026

Shokohet bota e teknologjisë, ndërron jetë Paul Allen

Bota e teknologjisë u trondit dje nga lajmi i vdekjes së papritur të miliarderit Paul Allen, bashkëthemelues i gjigandit Microsoft. Amerikani 64 vjeçar ndërroi jetë në Seattle vetëm pak javë pas analizave që tregonin shenjat e linfomës të Hodgkinit, një formë e kancerit që prek sistemin imunitar.

Allen dhe ish shoku i tij i shkollës Bill Gates themeluan në vitin 1975 kompaninë Microsoft, që revolucionoi botën e informatikës dhe veçanërisht atë të sistemeve operative, me programe që sot bëjnë pjesë në përditshmërinë e miliarda përdoruesve, si Windows, Outlook etj.

Gjeniu i informatikës, pasuria e të cilit kapte sipas revistës Forbes shifrën e 20 miliardë dollarëve, ishte edhe një filantrop i shquar, që ndër vite ka dhuruar më shumë se 2 miliardë dollarë në bamirësi dhe për luftën kundër virusit Ebola.

Bill Gates u shpreh i shokuar nga vdekja e mikut të tij, duke shtuar: “Pa Paulin, bota e kompjuterëve siç e njohim nuk do të kishte ekzistuar”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

MUND TE LEXONI GJITHASHTU

“Mbreti” me sy të nxirë, vë në lëvizje shtetin

Çfarë u arrit nga takimi Vuçiç-Kurti në Bruksel?

Berisha në gjykatë çdo dy javë, çfarë rrezikon ish-kryeministri nëse nuk paraqitet?

“Makineria” diplomatike e BE në punë, Borrell do zgjidhje: Braktis këshillin për Kurti-Vuçiç

Gjykata lë të pandryshuar masën ndaj Sali Berishës

Berisha: Rama del në biseda me McGonigal, përdor togat e zeza kundër meje

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›