Armë dhe municione në murin e shtëpisë, pranga 49-vjeçarit (Video)
Armët dhe municionin luftarak i kishte fshehur në murin e shtëpisë, por aventurat e çmendura kanë një fund dhe për një 49 vjeçar nga Tirana, fundi është në qelinë e burgut.
Sokol Sadiku është arrestuar në flagrancë nga Policia e Tiranës, teksa efektivët kanë zbuluar edhe arsenalin ushtarak të tij në murin e banesës.
U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit : – Sokol Sadiku, 49 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në murin e banesës së këtij shtetasi janë gjetur të fshehura armë zjarri e municion luftarak, sqaron policia.
Janë sekuestruar:
-Armë zjarri e llojit Pistoletë, mod.54 me një krehër me 5 fishekë
-Automatik
-8 krehëra fishekësh
-600 copë fishekë mod. 7.62
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.
15 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)