E Diel, 1 Nëntor 2026

Shokon racizmi grek, neonazistët masakrojnë emigrantët (FOTO/VIDEO)

Greqia- Greqia sot është një vend i gjunjëzuar ekonomikisht duke nxitur zemërimin dhe pakënaqësi në mesin e popullit të saj. Pothuajse askush në Greqi s’ka mbetur pa u prekur nga kriza shkatërruese financiare disa vjeçare.

Por emigrantët në këtë vend duket se janë bërë viktimat më të mëdha të kësaj periudhe të errët të historisë greke. Shumë prej tyre përballen çdo ditë me sulme raciste, apati të policisë dhe një sistem që ndëshkon ata në vend të agresorëve të tyre.

Organizata e Kombeve të Bashkuara zbuloi sot për publikun historinë e 32-vjeçarit Hassan Mekki, një emigrant sudanez  i cili u largua nga konflikti në vendin e tij me shpresën e një jete më të mirë në Evropë…por që sot ndihet i rrezikuar për jetën e tij.

Në gusht, ai dhe një mik ecnin në Athinë, kur dy burra me maska të zeza e mbi motoçikleta duke mbajtur flamuj grekë i dolën para dhe e rrëzuan pa ndjenja atë me një goditje në kokë. Kur ai erdhi në vete ishte i mbuluar në gjak.

Dhuna mbi emigrantin

Vetëm më vonë ai do të kuptonte se sulmuesit e tij, të cilët ai thotë se ka të ngjarë të ishin të lidhur me partinë e ekstremit të djathtë Agimi i Artë, i kishin lënë shenja të mëdha që i ngjanin një ‘X’ në të gjithë kurrizin e tij.

“Unë nuk kam dokumenta të rregullta, kështu që nuk mund të shkoj kudo për të kërkuar ndihmë”.- tha Mekki. Duke shtuar: “Unë nuk mund të fle. Jam i frikësuar, ndoshta ata do të më ndjekin dhe jeta ime është në rrezik tani”.

Shenja nga Agimi i Artë

Partia neonaziste Agimi i Artë doli nga errësira për të hyrë në parlamentin grek këtë vit duke u zotuar se do të përzërë me shkelma të gjitha emigrantët. Ajo është lidhur me sulmet raciste, por mohon se është neonaziste.

Në kritikat e fundit mbi trajtimin e emigrantëve në Greqi, raportuesi special i OKB për të drejtat e emigrantëve ka dënuar Greqinë se ka bërë pak për të frenuar sulmet raciste në rritje.

“Pjesa më e madhe e dhunës është e pa denoncuar, për shkak se viktimat kishin frikë nga deportim nëse ata shkonin në polici”,- tha Francois Crepeau.

Pasojat e racizmit grek

Greqia është shndërruar në një portë të madhe për emigrantët aziatikë dhe afrikanë të cilët përpiqen të hyjnë në Evropë nëpërmjet kufijve të saj. Por vitet e fundit, problemi ka shpërthyer në një krizë të plotë pasi Greqia u zhyt në një recesion të thellë. Teksa fajëson emigrantët ilegalë për një rritje të krimit.

Gjatë këtij viti mbi 70,000 emigrantë të paligjshëm u arrestuan për kalim në Greqi. Sipas OKB-së ata shumë shpesh e gjejnë veten në kushte tronditëse në qendrat e paraburgimit me mungesat e ushqimit, pa ujë të nxehtë ose ngrohje dhe armiqësi të hapur nga grekët e hidhëruar nga vitet e kursimit.

Trazira në Greqi

Emigranti egjiptian Waleed Taleb është një tjetër viktimë. Ai thotë se duke kërkuar pagat e papaguara në Greqi mori një çmim të rëndë, 18 orë i lidhur me zinxhirë dhe i rrahur nga shefi i tij, një masë me burg dhe urdhra për t’u larguar nga vendi që ai e quan shtëpi.

Sipas OKB-së: “Shteti grek duhet të kërkojë falje për një njeri që gjendet nën një pemë me zinxhirë. I trajtuar si një qen…”.

Policia greke dhunon protestuesit

Zyrtarët grekë thonë se burimi i problemit me emigrantët është i ashtuquajturi Traktati i Dublin II, i cili konsideron azilkërkuesit të jetë përgjegjësi e vendit ku ata kanë hyrë në Evropë dhe kështu vë një barrë të rëndë mbi shtetet kufitare si Greqia. Qeveritë greke ka kërkuar në mënyrë të përsëritur për të shfuqizuar traktatin.

Dorina Bilbili/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›