E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqata "Labëria" : Të mbrohet gjiri i Vlorës

Shoqata Kulturore "Labëria" po zhvillon një takim sensibilizues në mbrojtje të gjirit të Vlorës, kundër ndërtimit të Petroliferës.
Deputeti i PS-së në qarkun e Vlorës, Fatmir Toçi tha në fjalën e tij se qeveria ka urrejtje ndaj Vlorës. "Vlora ka prodhuar aq histori sa një komb i tërë. Por qeveria ka urrejtje ndaj saj", tha ai. Sipas Toçit, nga ana e qeverisë po kërkohe nënshtrimi i qytetit të Vlorës. "Ky është rreziku më i madh që i është kanosur qytetit tonë. Pas 20-vjetësh nëse ngrihet Petrolifera nuk do ketë më vlonjat që të banojnë në gjirin e Vlorës", theksoi ai.
Deputeti i PS-së, Besnik Bare tha se nëse ngrihet Petrolifera në Vlorë ajo do jetë tërësisht e ndotur dhe e pabanueshme. Bare tha se për ndërtimin e saj duhet të pyetet komuniteti.
Studiuesi Ardian Klosi tha se situata në Vlorë është shumë e rrezikshme. "Bëhet fjalë për shkatërrimin e bregdetit të Vlorës", tha ai. Sipas Klosit, është për t'u vlerësuar shqetësimi i politikanëve për të ndaluar këtë veprim antikombëtar të qeverisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›