Korçë, grabitën kazinonë, pranga të riut

Policia e Korçës ka arrestuar sot një shtetas, pasi gjatë natës së shkuar së bashku me një tjetër kishte grabitur një kazino në qytetin juglindor.
Kështu në pranga ka rënë shtetasi, Lorenc Pepllashi, 36-vjeç, ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim edhe autorin e dytë të ngjarjes.
36-vjeçari është arrestuar në banesën e tij, ku policia ka gjetur edhe lëndë narkotike. Mbrëmë rreth orës 22:00 një kazino në qytetin e Korçës, ra pre e grabitjes nga dy persona, të cilët me anë të armëve morën prej andej një shumë parash prej 100 mijë lekësh.
Megjithatë, nuk ka zgjatur shumë "misioni" i tyre, pasi vetëm disa orë më vonë i kanë pritur prangat. E nëse njëri është arrestuar, policia thotë se shumë shpejt do të arrestohet edhe autori i dytë.