E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kritika UT Sistemi i deshtuar

Por per Universitetin e Tiranes ky eshte nje sistem i deshtuar. Ne baze te nje studimi te kryer mbi kete sistem grupi i punes i rektoratit te universitetit ka arritur ne perfundimin se ky sistem nuk duhet te perdoret ne Shqiperi. Ndryshimet e sjella nga qeveria ushtarake rriten numrin e instituteve te arsimit te larte por reforma solli shume mosbarazim mes tyre si dhe renie te cilesise se arsimimit ne pergjithesi. Kishte nje rritje te mesimdhenies me kohe te pjesshme dhe nje renie te pagave te stafit akademik si dhe renie te fondeve per zhvillimin e laboratoreve dhe elementeve te tjere te infrastruktures. Kjo reforme coi edhe ne krijimin e instituteve pa asnje student te cilat mbaheshin nga kontratat e granteve nga fondet nderkombetare apo dhe kombetare... Si pasoje te gjitha kerkimet ndryshe nga vitet 1973 nuk po beheshin me ne universitete por ne qendra kerkimore dhe studentet gjithnje e me pak kishin kontakte me persona te kualifikuar. Stafi i kualifikuar per kerkim u largua nga universiteti qe shoqerohet dhe me renie te cilesise - ben te ditur studimi i cili thote se sot edhe vete qeveria kiliane e ka pranuar deshtimin e ketij sistemi.

Sot qeveria kiliane e njeh deshtimin e sistemit arsimor dhe po e reformon ate duke dhene bursa per studentet ne nevoje dhe duke u fokusuar me shume ne rritjen e cilesise se arsimimit sipas studimit. Ne keto kushte grupi i punes ka arritur ne perfundimin se ky sistem financimi pra ne baze studenti jo vetem qe eshte i parakohshem per vendin tone por mbi te gjitha i rrezikshem qe mund te cenoje edhe vete ekzistencen e universiteteve publike ne vend.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›