E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqatat e biznesit Kujdes me rishikimin e koncesioneve

Pohimet e koalicionit fitues, se do të rishikojë koncensionet e dhëna deri më tani, ka shqetësuar shoqatat e biznesit. Sipas Konfindustrisë, rishikimi i çdo koncensioni duhet të mbështetet në marreveshjet ligjore të bëra mes palëve. 
Administratori i saj Gjergj Buxhuku shprehet në një njoftim për shtyp se “qeveria e dalë nga zgjedhjet e fundit duhet të jetë profesionale dhe e paanshme në vleresimin e politikave koncesionare të ndjekura nga qeveria paraardhese”. çdo veprim i nxituar, sipas tij, edhe nëse niset nga mbrojtja e interesit publik, do te ishte nje goditje e rende per investimet.
Edhe Bashkimi i Dhomave të Tregtisë shprehet i shqetësuar për këtë. 
Rishikimet e kontratave nuk kanë munguar as në ndryshimet e qeverive të mëparshme dhe përfaqësuesit e biznesit kujtojnë dëmet e shkaktuara në buxhetin e shtetit nga prishja e njëanshme e këtyre kontratave. Disa vite më parë shteti shqiptar u gjobit mbi 20 milionë euro për prishjen e njëanshme të kontratës koncesionare për hekurudhën Tiranë-Durrës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›