Shoqëria & Kultura | 08.05.2010

Në Kushtetutën e Maqedonisë janë të njohura dhe të regjistruara pesë Bashkësi fetare, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre. Më të mëdhatë nga struktura e besimtarëve janë Kisha Ortodokse Maqedonase, Bashkësia Fetare Islame dhe Kisha Katolike.
Raportet e Bashkësive fetare në Maqedoni janë në nivel të duhur, por kur në çështjet fetare involvohet politika atëherë mund të flasim edhe për acarim të marrëdhënieve, thotë Anton Sereqi, kryetar i Komisionit për marrëdhënie mes Bashkësive fetare në Maqedoni. Si çdo gjë në jetë kur aty kyqet politika atëherë çështjet marrin kahje tjetër, më vjen keq që e them këtë por ky është realiteti, thotë Anton Sereqi.
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Këshilli ndërfetar nuk funksionon kohët e fundit.
Vendimet e qeverisë për realizimin e projekteve vetëm për një bashkësi fetare, sië është projekti "Shkupi 2014 ku parashihet vetëm ndërtimi i kishave ka ftohur marrdhëniet fetare në vend, thotë Afrim Tahiri sekretar i Bashkësisë Islame. Mosdhënia e lejeve për ndërtimin e xhamive dhe ngecjet në procesin e denacionalizimit të pronës së Bashkësis Fetare Islame ka rezultuar me bllokimin e dialogut me qeverinë, thotë Afrim Tahiri.
Këshilli ndërfetar nuk funksionon
Me ndihmën e fondacionit Konhard Adnauer në Maqedoni është themeluar Këshilli ndërfetar për zgjidhjen e çështjeve dhe problemeve fetare, mirëpo: Si pasojë e disa vendimeve politike në dëm të njërës dhe në favor të një bashkësie tjetër fetare, ka bërë që edhe ky Këshill ndërfetar të mos funksionojë fare kohët e fundit, vlerëson Afrim Tahiri.
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Anton Sereqi, kërkon që mësimi fetar të jetë pjesë integruese e sitemit shkollor.
Këshilli ndëreligjioz ka mundësuar një bashkëpunim të frytshëm sepse takimet e shpeshta mundësonin njohjen e ndërsjelltë, thotë monsinjor Antun Cirimotiq, famulltar në Kishën katolike në Shkup. Këshilli ndëreligjioz ka luajtur në të kaluarën me sukse rolin për të cilin edhe u themelua. Në mesin e Bashkësive fetare në Maqedoni ekziston pjekuria dhe vetëdija se përmes konflikteve nuk mund të zgjidhen problemet,- thotë monsinjor Cirimotiq.
Meqenëse në Maqedoni ekziston një gërshetim i religjioneve të ndryshme, Bashkësitë fetare është dashur të punojnë shumë më shumë në edukimin e besimtarëve të vetë sepse mosnjohja e fesë së vet rezulton me mosrepektimin e fesë tjetër thotë Anton Sereqi. Ai është ithtar që mësimi fetar të jetë pjesë integruese e sitemit shkollor në Maqedoni: "Kur në një shoqëri të organizuar, besimi është i organizuar në sistemin shkollor atëherë mund të kemi gjenerata të shëndoshta, atëherë mund të zhvillohet edhe dialogu edhe mirëkuptimi, -shprehet kryetari i Komisionit për marrëdhënie midis Bashkësive fetare në Maqedoni, Anton Sereqi.
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Afrim Tahiri sekretar i Bashkësisë Islame.
Krijim i opinioneve pozitive për fetë e tjera
Përfaqësuesit e Bashkësive fetare janë shprehur të gatshëm të angazhohen në krijimin e opinioneve pozitive për fetë e tjera. Jemi të interesuar që t`i ruajmë raportet, të zhvillojmë dialogun, sepse kjo është në të mirë edhe të feve por edhe në të mirë të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, pra është në të mirë të zhvillimit të përgjithshëm në vend, thotë Afrim Tahiri sekretar i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni.
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Antun Cirimotiq, famulltar në Kishën katolike në Shkup.
Monsinjor Antun Cirimotiq, është i mendimit se Bashkësitë fetare kanë mundësi për të promovuar edhe më shumë tolerancën fetare. Priftërinjtë, hoxhallarët duhet të kenë konakte më të shpeshta sepse përmes tyre mund të krijohet mirëkuptimi i sinqertë i cili përcillet më pas tek besimtarët e tjerë. Kjo është rruga më e sigurt për të respektuar religjionet e ndryshme që bashkëjetojnë në Maqedoni, vlerson Antun Cirimotiq, famulltar i Kishës katolike në Shkup.
Autor: Fatos Musliu
Redaktoi: Aida Cama