E Diel, 1 Nëntor 2026

Big Brother Albania Mandi-Jonës: Mos u kushto rëndësi provokimeve

08/05/10 13:29

Jona dhe Mandi qëndrojnë në kopësht duke biseduar dhe Jona filimisht i tregon se mbrëmë ajo dhe Domi kanë fjetur shumë vonë e po ashtu kanë ngrënë gjatë natës e tani nuk ka uri. Ajo shprehet se Jetmiri e ka ngacmuar përsëri kur ajo fliste me Domin dhe Erioni e mbështeste, por gjithsesi nuk i vë faj Erionit pasi Jetmiri nuk e lë të qetë. Mandi përgjigjet se ajo nuk duhet ti kushtojë rëndësi provokimeve dhe fjalëve tendencioze që ato i thonë, pasi tani e kanë kuptuar që ata nuk kanë marrdhënie të mira me Jonën dhe duan ta ngacmojë. Jona shprehet se Jetmiri u ka thënë shumë informacione të pavërteta dhe fillojnë ti ironizojë fjalët e tij bashkë me Mandin.
Ndërkohë Erioni dhe Jetmiri qëndrojnë tek ballokoni i shtëpisë së vjetër dhe bisedojnë për kafshët që kanë në kopësht dhe veçantitë e tyre. Pasi rrinë një copë herë aty, Jetmiri shprehet se ai do të donte të flinte përsëri pasi nuk është ngopur me gjumë dhe shkon të shtrihet në dhomë. Erioni shkon pas tij dhe e pyet nëse do të flejë përsëri, por Jetmiri përgjigjet se do të qëndrojë shtrirë dhe më pas kërkon për cigare dhe thotë se nuk mund të rrijë pa to.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›