Shoqëria & Kultura | 24.08.2010

Sipërmarrjet duan të kenë bashkëpuntorët më të mirë dhe më të vyeshëm. Ato thonë se në përzgjedhjen e punonjësve ndikojnë vetëm kualifikimet. Por në realitet femrat, personat me origjinë të huaj, apo invalidët kanë shumë më pak shanse në tregun e punës në Gjermani, pavarësisht nga kualifikimet e tyre.
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Logo e Institutit për të Ardhmen e Tregut të Punës
Kjo tani duhet të ndryshojë me aplikimet anonime.
Në qoftë se një kandidat quhet Ali, apo Mehmet, me siguri që do ta ketë më vështirë në aplikimet për punë, pavarësisht kualifikimeve. Peteri, apo Hansi me kualifikimet identike kanë më shumë shanse për sukses. Ky është rezultati i studimit të Institutit për të Ardhmen e Tregut të Punës në Bonn (IZA), në të cilin thuhet: kandidatët me emra gjermanë kanë rreth 25 për qind shanse më shumë, që të ftohen në intervistë për punë, se sa kandidatët me emra turq, shpjegon Ulf Rinne.
Pra në shkallën e parë të procedurës së konkursit kemi një diskriminim themelor."
Padrejtësi u bëhen jo vetëm kandidatëve me emra të huaj
Studime të ngjashme tregojnë se femrat, invalidët dhe të moshurit po ashtu kanë shanse më të pakëta për punësim, pavarësisht kualifikimeve. Këto njohuri kanë sensibilizuar edhe të ngarkurën kundër diskriminimit në Gjermani, Christine Lüders. Me nismën e saj këtë javë ka filluar një projekt pilot, gjatë së cilit sipërmarrjet dhe ministritë testojnë aplikime të ndryshme anonime.Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: E ngarkuara e qeverisë gjermane kundër diskriminimit, Christine Lüders
Pa foto, pa emra, pa të dhënat për moshën, gjininë, gjendjen familjare. Asnjë prej këtyre të dhënave nuk nevojiten për të konkurruar për një vend pune."
Kur një kandidat në bazë të kualifikimeve arrin shkallën e bisedës prezantuese, atëherë eliminohen shumë paragjykime, shpreson Lüders. Përfaqësuesit e sipërmarrjeve nuk janë të entusiazmuar tepër. Ata kanë frikë nga shtimi i burokracisë, sepse në dokumentacion nuk ka të dhëna personale për kandidatët, siç janë emri dhe adresa. Christine Lüders nuk pajtohet me këto kritika.
Mendoj se sipërmarrjet nuk duhet të shqetësohen. Projekti realizohet në baza vullnetare dhe mendoj se këtij projekti duhet t'i japim një shans, sidomos kur dihet se nuk e kemi ndërmend që atë ta legjitimojmë përmes ndonjë ligji.
Ndër ata, që vullnetarisht marrin pjesë në këtë projekt, është edhe koncerni i kozmetikës L'Oréal. Drejtori i personelit, Oliver Sonntag, shpjegon shkaqet:
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Oliver Sonntag, Drejtori i personelit i LOréal-it për Evropën
Aplikimi anonim do të na ndihmojë të takojmë një numër të madh kandidatësh, të cilët na mundësojnë që gjatë paraqitjes personale të bëjmë përzgjedhjen në bazë të kualifikimeve dhe të krijojmë ekipe të përziera."
Përvoja të suksesshme nga ekipet e përziera
Ekipet e përziera ndërkombëtare, ku femrat, meshkujt, të moshuarit dhe të rinjtë punojnë së bashku, kanë treguar suksese të veçanta. Shkencëtari Ulf Rinne e konfirmon përshtypjen se aplikimet anonime janë edhe në interesin e sipërmarrjeve.
Nga pikëpamja e sipërmarrjeve është me rëndësi që të punësohen kandidatët më të aftë. Në qoftë se kjo nuk ndodh për shkak të diskriminimit, atëherë do të pësojë gjendja e përgjithshme ekonomike dhe mirëqenia.
Diskriminimi gjatë procedurës së aplikimit nuk është vetëm një fenomen gjerman, por manifestohet edhe në shumë vende të tjera. Prandaj aplikimi anonim është në SHBA një fenomen, që zbatohet ka herë. Në Francë dhe Zvicër po bëhen testet e para në këtë drejtim. Procedurat kanë dhënë edhe rezultatet e para. Femrat, invalidët, apo pjesëtarët e minoriteteve të ndryshme me aplikimet anonime kanë pasur më shumë shanse që të ftohen në prezantimet personale.
Autor: Monika Dittrich/Bahri Cani
Redaktoi: Angjelina Verbica
Angelina Verbica