Kapet duke e hedhur macen në koshin e plehrave

Londër, 24 gusht - Në Britani ka nxituar reagime të ashpra një pamje ku shihet një grua e moshës së mesme duke e hedhur një mace në kosh plehrash.
Në pamjet televizive shihet gruaja, duke ecur afër maces, pastaj ndalon dhe e kapë atë në qafë edhe e hedh në koshin e plehrave dhe ia mbyll kapakun.
Macja kishte mbetur e ngujuar aty 15 orë, para se ta dëgjonin pronarët duke mjaullitur.
Pronari e maces e kishte zbuluar mënyrën se si kishte përfunduar ajo në koshin e plehrave, pasi i kishte shikuar pamjet nga kamera e instaluar para shtëpisë së tij.
Kështu që ai e ka publikuar videon në YouTube dhe e ka hapur një faqe në Facebook, e cila quhet “Na ndihmoni ta gjejnë gruan që na e hedhi macen në koshin e plehrave”, që ka tërhequr mijëra përkrahës.
Ndërkohë televizioni Sky News ka njoftuar se gruaja është identifikuar. Sky gjithashtu ka njoftuar se gruas i është siguruar mbrojtja nga policia, nga frika se asaj mund t’i hakmerret dikush nga publiku britanik që i do kafshët.