Shoqërohen në POLICI dy punonjës të Bashkisë SHKODËR, u kapën në furgonin e mbushur me 50 PAKO me USHQIME
Policia e Shkodrës ka kryer shoqërimin e dy punonjësve të Bashkisë së qytetit, pasi janë kapur duke lëvizur me një furgon të mbushur me ushqime.
Dyshimet janë se punonjësit e Bashkisë së Shkodrës, P.D dhe M.V, si dhe 31-vjeçari E.I me detyrë Drejtor i Drejtorisë Ekonomike të Drejtorisë Arsimore Shkodër po shpërndanin pako ushqimore në këmbim të votave.
Ata ishin duke lëvizur me një furgon në administrim të Drejtorisë Ekonomike të Drejtorisë Arsimore Shkodër, brenda së cilit janë gjetur 50 pako me ushqime.
Informacion paraprak nga Policia:
Rreth orës 13:00, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll, automjetin me drejtues shtetasin P. D., 49 vjeç dhe pasagjer shtetasin M. V., 63 vjeç.
Gjatë kontrollit në këtë automjet janë gjetur 50 qese me ushqime të ndryshme.
Pas verifikimeve ka rezultuar se automjeti ishte në administrim të Drejtorisë Ekonomike të Drejtorisë Arsimore Shkodër.
Shtetasit P. D. dhe M. V. (punonjës të bashkisë Shkodër), janë shoqëruar në ambientet e Policisë, së bashku me shtetasin E. I., 31 vjeç, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Ekonomike të Drejtorisë Arsimore Shkodër, për t’u pyetur në lidhje me këtë rast.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon veprimet e thelluara procedurale dhe hetimore, për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
