Shorti i Championsit, flasin protagonistët
Karlo Ançeloti: “E kisha thënë që interi është një nga skuadrat më të forta për t’u përballur. E njoh mirë këtë skuadër dhe mendoj se do të jetë mjaft e vështirë. Kjo ndeshje mund të jetë një mundësi e mirë që unë dhe Mourinjo të rregullojmë marrëdhëniet. Për të do të jetë shumë emocionuese të rikthehet në stadiumin ku ka bërë një punë të mirë. Do të japë maksimumin për të fituar”.Aleks Ferguson: “Me Milanin na ka rënë shorti edhe herë të tjera, është një përballje mes dy klubeve të mëdha. Mezi pres të ndeshemi”. Për anglezët, do të jetë avantazh mungesa e Kakasë, që para dy vitesh ishte përcaktues në suksesin e kuqezinjve. Por nga ana tjetër, do të mungojë Kristiano Ronaldo.Luis Van Gal: “Nuk jam i pakënaqur, mund të kishte shkuar edhe më keq. Fiorentina është një skuadër tipike italiane, e organizuar mirë, me një trajner të zotin dhe me një yll të nivelit botëror, si Adrian Mutu. Do fillojmë të mendojmë dy ose tre javë para ndeshjes. Mundëm Juventusin dhe kjo mund të jetë një motiv më tepër për lojtarët e mi”.