E Diel, 1 Nëntor 2026

Shorti i Ligës së Kampionëve pa përballje interesante

Shorti i tërhequr në Nyon të Zvicrës, për raundin e tretë të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve, nuk ka nxjerr ndonjë përballje interesante.

Ekipi i vetëm shqiptar, i cili merr pjesë në këtë garë prestigjioze evropiane për klube, Skënderbeu i Korçës nëse do të kaloj në rrethin e dytë ekipin nga Azerbajxhani, Neftçi atëherë në rrethin e tretë do të takohet me fituesin e çiftit FC BATE Borisov (BLR) - FC Shakhter Karagandy (KAZ), ku ky i fundit ndeshjen e parë e fitoi me rezultat minimal 0:1.

Shorti i League Route (ekipet e kualifikuara në eliminatore nga ligat e forta evropiane), ka vënë përballë ekipin rus Zenit St Petersburg dhe atë danez Nordsjælland. Lyon për kundërshtar do ta ketë ekipi zviceran Grasshoppers, në radhët e të cilit luajnë disa futbollistë shqiptarë.

Kurse klubi turk, Fenerbahçe do t’i mas forcat me ekipin austriak Salzburgun. Skuadra holandeze PSV për kundërshtar do ta ketë ekipin belg, Zulte Waregem, i cili është debutues në Ligën e Kampionëve. Ndërsa ekipi grek PAOK do të përballet me atë ukrainas Metalistin.

Ndeshjet e para do të luhen më 30/31 korrik, ato të kthimit zhvillohen më 6/7 gusht.

Përballjet janë këto:

FC Basel 1893 (SUI) v Győri ETO FC (HUN)/Maccabi Tel-Aviv FC (ISR)

Sligo Rovers FC (IRL)/Molde FK (NOR) v The New Saints FC (WAL)/Legia Warszawa (POL)
ŠK Slovan Bratislava (SVK)/PFC Ludogorets Razgrad (BUL) v FC Shirak (ARM)/FK Partizan (SRB)
FC Dinamo Tbilisi (GEO)/ EB/Streymur (FRO) v FC Steaua BucureÅŸti (ROU)/FK Vardar (MKD)
APOEL FC (CYP) v Birkirkara FC (MLT)/NK Maribor (SVN)

Celtic FC (SCO)/ Cliftonville FC (NIR) v IF Elfsborg (SWE)/FC Daugava Daugavpils (LVA)
FK Austria Wien (AUT) v FK Ekranas (LTU)/FH Hafnarfjördur(ISL)
HJK Helsinki (FIN)/JK Nõmme Kalju (EST) v FC Viktoria Plzeň (CZE)/FK Željezničar (BIH) 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›