E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpallen fajtorë shantazhuesit e Stamos

Një cift në Shtetet e Bashkuara është dënuar nga gjykata pasi ka tentuar të shantazhojë aktorin John Stamos për 680 mijë dollarë.

Allison Coss dhe Scott Sippola, 24 dhe 31 vjec, u shpallën fajtorë për kërcënimin se do të shisnin fotot e aktorit në momente kur ai drogohej, nëse nuk do të kishte paguar.

Ish-ylli i serialit televiziv “ER” tha se nuk ka pasur foto inkriminuese dhe se gjithcka që deklaroi cifti i dënuar nuk ishte e vërtetë.

Avokatët mbrojtës të Stamos deklaruan se fotografitë u zhdukën pasi agjentë të FBI-së kontrolluan shtëpinë e Coss dhe Sippola.

Cifti nga Micigani, vendimi për të cilin do të jepet më 8 tetor, rrezikon deri në pesë vjet burg.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›