E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaci, javën e ardhshme vizitë në SHBA

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci do të zhvillojë javën e ardhshme një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara.

Sipas raportimeve të mediave kosovare, Thaci do të takohet në Shtëpinë e Bardhë me zëvendëspresidentin Joe Biden.

Gjithashtu, Thaci do të ketë edhe një sërë takimesh të tjera në Departamentin e Shtetit dhe në selinë e Kongresit.

Burimet shtojnë se më tej gjatë vizitës së tij, kreu i qeverisë kosovare do të takohet me krerë të Bankës Botërore dhe FMN-së, si dhe do të mbajë një fjalim në Institutin e Paqes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›