E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpallen rezultatet per rektoret e rretheve

Megjithese nje vit me pare nuk arriti te kete mbeshtetjen e PD dhe as te pjeses te mire te elektoratit te Shkodres per rikandidim te tij per postin e qytetarit te pare, mundi te kete kesaj here mbeshtetjen e stafit akademik te Universitetit. Ish-kreu i Bashkise se Shkodres do te jete per kater vitet e ardhshme ne krye te Universitetit te Shkodres, ku per disa vite kishte qene ne postin e numrit dy. Artan Haxhi ka mundur te kete 42 per qind te votave perkundrejt 36 per qind te Bardh Sokolit dhe 20 te ish-dekanes te Ekonomikut, Sadije Bushati. Ndersa postin e rektorit te Universitetit te Gjirokastres e ka fituar 47-vjecari Gezim Sala, i cili per dy mandate rresht ka qene dekan i Fakultetit te Shkencave Shoqerore ne universitetin e Gjirokastres. Ne Elbasan eshte shpallur fitues prof. as. Liman Varoshi, i cili grumbulloi plot 110 vota te pedagogeve. I dyti ne renditje ishte ish-dekani i Fakultetit te Shkencave Humane, Abdulla Ballhysa, me 36 vota dhe e treta Fatbardha Gjini, me 10 vota. Ne Korce nuk jane shpallur rezultate per shkak se Gjergji Mero dhe Bashkim Jahollari kane dale ne balotazh. I pari ka mundur te marre vetem 32,29 per qind te votave, ndersa Jahollari vetem 24,6 per qind te totalit. Kjo do te thote se do te kete perseritje zgjedhjesh. Ndersa ne Vlore eshte shpallur fitues nje profesor i ardhur nga nje universitet amerikan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›