E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpallen rezultatet perfundimtare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 23 qershorit, vendim ky që vjen 44 ditë nga mbajtja e procesit.

Koalicioni për Shqipërinë Europiane, i drejtuar nga Partia Socialiste ka marrë 83 mandate dhe Aleanca për Punësim, Mirëqënie dhe Integrim, i drejtuar nga Partia Demokratike 57 të tillë. Rezultatet janë lexuar në mënyrë të detajuar nga kryetarja e Komisionit Lefterie Lleshi. Në këtë mënyrë procesi mund të quhet zyrtarisht i mbyllur. Ndërkohe në këtë mbledhje të fundit për zgjedhjet e 23 qershorit, përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genci Gjonçaj Pas zgjedhjeve“KQZ cënoi besimin e publikut” Kolegji shpërndan mandatet Mandatet, dorëzohet KQZ akuzoi KQZ-në për vonesë dhe mosplotësim të standardeve. “Përgjithësisht procesi i numërimit eci mirë dhe besoj që jeni dakort që rezultati mund të kishte dalë shumë më shpejt. Por edhe në këtë proces, KQZ nuk mundi të mos i shërbente humbësit për të krijuar alibi për humbjen duke zgjatur nxjerrjen e rezultatit dhe duke bërë pis procesin. Megjithatë këto u gjetën të paligjshme nga Kolegji Zgjedhor. Procesi i rinumërimit shërbeu për të qartësuar gjithcka të pavërtetë që u tha ën Shkodër dhe Lezhë, pasi gjithcka që ka ndodhur, me përjashtim të 5 qendrave të votimit, pra shifrat e dala janë në kufijtë e gabimeve njerëzore që vijnë nga këndvështrimet e ndryshme të vlerësimit të një fletë votimi që nuk cënuan ligjshmërinë e rezultatit të votimit”, tha zoti Gjonçaj. “Nuk mund të bashkohem me odet që iu thuren Kolegjit Zgjedhor, i cili vetëm para 3 ditësh uzurpoi kompetencat që ligji i jep KQZ-së, bëri vetë shpërndarjen e mandateve mes koalicioneve, brenda koalicioneve, shpalli listën e deputetëve. U çudita që nuk uzurpoi edhe kompetencën e shpalljes zyrtare të rezultatit, por ndoshta lodhja apo pushimet në vendet ekzotike po afrojnë me shpejtësi dhe nuk patën mundësi”, reagoi përfaqësuesi i PD-së, Ivi Kaso. PD: Lezha, damka e turpit të fitores së PS Partia Demokratike përshëndeti përfundimin zyrtar të procesit zgjedhor duke theksuar se ishte e angazhuar plotësisht për zgjedhje me standarde, ndërsa akuzoi Partinë Socialiste se minoi procesin duke tërhequr përfaqësuesit e saj nga KQZ. Zëdhënësja e Selisë Blu, Laura Vorpsi deklaroi akuzoi gjithashtu socialistët, të cilët sipas saj, u përpoqën t’i vjedhin një mandat PD-së në Lezhë për të arritur shumicën e cilësuar prej 84 votash, njëjtë si me skemën e Dushkut në zgjedhjet e 2001. “Zgjedhjet u përmbyllën me standarde. Kjo mazhorancë u angazhua plotësisht për arritjen e tyre, ndërsa PS minoi procesin duke u tërhequr nga KQZ. Lezha i vuri damkën e turpit fitores së PS. Në Lezhë PS u përpoq t’i vjedhë një mandat PD për të arritur shumicën e cilësuar prej 84 votash, njësoj si me Dushkun në 2001. Në Shkodër transparencë tregoi vjedhjen e qindra votave sipas parimit të përdorim c’do mjet për fitoren duke angazhuar paratë e pista dhe elementë kriminalë”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e PD. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›