Shpallet Monumenti i Pavarësisë
“Një monument që përshtatet me një shesh dhe ambient urban jo shumë të madh, dhe që i bënë qytetarët të afrohen me të”, është vlerësimi i anëtarëve të Komitetit për 100-vjetorin e Pavarësisë, për bocetin e përzgjedhur mes 5 pretendentëve në garë.
Bëhet fjalë këtu për projektin që inspirim ka shtëpitë tradicionale shqiptare. Dy artistët sjellin një variant të hapur të kësaj shtëpie, brenda së cilës do të “gdhenden” me laser shqiponja dhe Deklarata e Pavarësisë.
“Ka një estetikë bashkëkohore, bashkëpunon me qytetarët, kërkon që qytetari ta përshkojë atë, dhe kjo është shume e rëndësishme. Edhe vetë ideja e hapjes, që flet për një vend të izoluar që i hapet botes, është mesazhi më i rëndësishëm”, deklaroi ministri shqiptar i Kulturës, Aldo Bumci.
“Bijtë e shqipes do ta donin shqipen diku, por le t’ia lënë kryetarit të bashkisë që të hapë një konkurs për bërjen e një shqiponje, ashtu që ajo të bëhet simbol i Tiranës. Ai që ishte nuk ngriti asgjë, shpërndau një kartolinë, jo për vlerësimin artistik oseo për njohuritë që ka për artin dadais, por për shkak se është dadaist në politike”, deklaroi kryeministri Berisha, derisa ironizoi Edi Ramën.