E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kujtesë Historike” kushtuar Vatrës

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK) dhe Instituti i Historisë i Prishtinës, të martën (sot), me fillim nga ora 12, do të mbajnë një “Akademi- Kujtesë Historike”, kushtuar 100–vjetorit të themelimit të Federatës Panshqiptare - Vatra.

Akademia, e cila mbahet në mjediset e Akademisë së Shkencave dhe Arteve, mbahet në kuadër të shënimit të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Më 17 mars 1912, në sallën e Kishës së Shën Gjergjit, në 227 Tremont Street, në Boston, është mbajtur mbledhja e parë e Vatrës.

Në mbledhje morën pjesë shoqëritë: “Komiteti Flamur i Krujës” (New England), “Kombëtare” (Worcester), “Mirëbërse” (Syracuse), “Mall i Mëmëdheut dhe Përlindja” (Jamestown), “Dallëndyshja” (New York) dhe “Besa-Besën”.

Përveç prijësve të shoqërive pjesëmarrëse, vendimet e kësaj mbledhjeje mbajnë edhe nënshkrimet e Faik Konicës, Fan Nolit, Kristo Floqit dhe Paskal Aleksit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›