Kapelo milimetrikisht i perpikte!
Fabio Kapelo njihet per perpikmerine e tij, por tashme ajo merr edhe pemasa milimetrike. Sipas nje shkrimi te botuar nga prestigjozja the San trajneri ka bere fjale edhe per gjatesine e barit ne tapetin e Uemblit. Nuk duhet qe te jete me i gjate se 17 milimetra ka thene Kapelo qe ka shtuar se do te beje vete matjet. Por njeriu qe merret me kete pune insiston se gjatesia nga toka duhet te jete 2 milimetra me e madhe.
Fusha e Uemblit eshte kritikuar qe kur u perurua marsin e kaluar. Ne kete impjant zhvillohet edhe ndeshje futbolli amerikan apo edhe gara me makina, ndaj mirembajtesit insitojne ne te tyren. Por nderkohe i druhen insistimit te Kapelos, te gjithe e dijne qe do ti beje matjet.