E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shpallet fituesi për aeroportin e Vlorës

Aeroporti i ri ndërkombëtar të Vlorës do të ndërtohet nga konsorciumi i tre kompanive që është i rregjistruar në Zvicër . Kompania fituese u shpall nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku e cila tha se vlera e investimit e ofruar nga kompania fituese është 103 milionë e 966 mijë e 30 euro.  Aeroporti i Vlorës do të ketë një pistë 3.2 km synojmë në mënyrë që të ulen edhe avionët transoqeanik. Ndërkohë që në javët në vijim pritet të  publikohet gara ndërkombëtare për aeroportin e Sarandës. ”Tashmë përmbyllet edhe me kontratën për aeroportin e Vlorës. Tani vjen ai i Sarandës që do të plotësojë kurorën, nga Kukësi, Tirana, Vlora dhe tani Saranda. Kemi nisur nga puna dhe për Korçën, duke qenë se potenciali turistik aty është mjaft i madh. Do doja të falenderoja anëtarët e Komisionit. Kanë bërë një punë për t’u vlerësuar.
Për ditë e netë të tëra, duke kaluar çdo dokument nëpër duar. Keni bërë një punë të shkëlqyer, mendoj se është një moment historik. Duhet të jeni pjesë e këtij momenti. Tani është momenti konkret se kush është fituesi.
Kemi pasur dy garues. Njëra nga ofertat është ALDE Coorporation, që nuk ka përmbushur asnjë kriter. Nuk ka pasur as eksperiencën, as kushtet financiare Kompania tjetër dhe fituese është e regjistruar në Zvicër, ka është një bashkim Mabetex Construction (Mabetex Group) (50%); YDA – Group (48%); 2A Group SH.PK (2%), ku vlera e investimit është 103.966.030 Euro.”-tha Balluku.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›