E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpallet qeveria teknike në Greqi, Ioanis Samaras në krye të vendit deri më 25 qershor

Shpallet qeveria teknike në Greqi, Ioanis Samaras në krye të vendit deri më 25 qershor

Shkruar nga Newsbomb

Është shpallur qeveria teknike në Greqi me kryeministër Ioanis Samaras. Ai kreu betimin e tij si kryeministër sot pasdite në prani të presidentes së Greqisë, Katerina Sakellaropoulou, si dhe Kryepeshkopit të Athinës dhe Greqisë, Hieronymos. Ioannis Sarmas do të drejtojë Qeverinë e Përkohshme, e cila do e çojë Greqinë në zgjedhje më datë 25 qershor. Mitsotakis e ka pritur Ioannis Sharma në shkallët e godinës së qeverisë dhe e ka shoqëruar në kryeministri. Aty, pasi i ka uruar “punë të mbarë” në detyrë, i ka dorëzuar një dosje voluminoze blu, e cila përmban, tha ai, të gjitha informacionet e nevojshme për të kryer detyrën dhe për t'u informuar për çështjet aktuale dhe detyrimet e brendshme dhe ndërkombëtare. Duke u përgjigjur nga ana e tij, Sharma tha se qeveria e përkohshme do të kryejë punën e saj për të vazhduar funksionimin e shtetit, deri në zgjedhje, derisa të vijë përfituesi natyror që do të dalë nga vullneti i popullit. Presidentja e Greqisë Katerina Sakellaropoulou pasi ka ftuar mesditën e së mërkurës liderët e 5 partive, që mundën të hyjnë në parlament nga zgjedhjet e 21 majit, dhe u ka bërë propozimin procedural të fundit për krijimin e një qeverie koalicioni. Pas kundërshtimit të tyre, sipas kushtetutës ajo emëroi një kryeministër të përkohshëm për ta udhëhequr vendin në zgjedhje të reja, detyrë që ja ka caktuar zotit Ioannis Sarmas, një prej tre kryegjyqtarëve më të lartë të vendit.

Përbërja e qeverisë së re teknike të Greqisë:

KRYEMINISTRI: IOANNIS SARMAS

MINISTRIA E TERRITORIT: VASILIOS SCOURIS

MINISTRIA E FINANCAVE: THEODOROS PELAGIDES

MINISTRIA E ZHVILLIMIT DHE INVESTIMEVE: ELENI LOURI

MINISTRIA E JASHTME: VASILIOS KASKARELIS

MINISTRIA E MBROJTJES KOMBETARE: ALKIBIADIS STEPHANIS

MINISTRIA E ARSIMIT DHE FES: CHRISTOS KITTAS

MINISTRIA E PUNËS DHE ÇËSHTJEVE SOCIALE: PATRINA PAPARRIGOPOULOU

MINISTRIA E SHËNDETËSISË: ANASTASIA KOTANIDOU

MINISTRIA E MJEDISIT DHE ENERGJISË: PANTELIS KAPROS

MINISTRIA E MBROJTJES SË QYTETARIT: GEORGIOS KOUMENTAKIS

MINISTRIA E DREJTËSISË: PHILIPPOS SPIROPOULOS

MINISTRIA E BRENDSHME: KALLIOPI SPANOU

MINISTRIA E IMIGRACIONIT DHE AZILIT: DANIEL ESDRAS

MINISTRIA E QEVERISJES DIGJITALE MINISTRI: SOCRATES KATSIKAS

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›