Shpenzimet e vitit 2010 deputetet 4 milione USD ne vit per paga dhe dieta
Deputetet shpenzojne gjysmen e buxhetit te Kuvendit te Shqiperise vetem per pagat dhe dietat e tyre. Sipas relacionit te Kuvendit per realizimin e buxhetit te vitit 2010 mesohet se nga fondi prej aferisht 800 milione lekesh qe ka pasur ne dispozicion Kuvendi gjysma e tyre ose afersisht 4 milione dollare jane perfituar nga deputetet. Peshen me te madhe specifike e zene perfitimet qe deputetet gezojne nga statusi i deputetit dhe ato jane 47 per qind e totalit te shpenzimeve. Ketu perfshihen perfitimet financiare per shpenzime telefoni karburant qira banese honorare per pjesemarrje ne komisione dieta per pjesemarrje ne aktivitete parlamentare si pjesemarrje ne komisione seanca plenare dhe mbledhje te grupeve parlamentare etj thuhet ne dokumentin e Kuvendit. Ne kete relacion thuhet se dietat per jashte shtetit zene 12 per qind te buxhetit shpenzime telefonise fikse dhe celulare nuk perfshihet perfitimi deputeteve per telefon zene 8 per qind.
Abonimet duke perfshire Fletoren Zyrtare qe sipas statusit te deputetit Kuvendi duhet ti siguroje cdo deputeti nje kopje falas ze nje shpenzim prej 8 per qind. Shpenzime te tjera jane bere per organizim aktivitetesh mirembajte ndertese materiale pastrimi honorare specialistesh te komisioneve Ad hoc mirembajtje pajisje zyrash kondicionere ashensore fotokopje etj.
Deputetet e PS
Shpenzimet per paga dhe kontribute te sigurimeve shoqerore u realizuan ne masen 94 per qind nga Kuvendi dhe mosrealizmi prej 6 per qind ka te beje me bojkotin e socialisteve. Gjate vitit 2010 pagesa e deputeteve nuk ka qene e plote per shkak te mospjesemarrjes se deputeteve te opozites ne aktivitetet parlamentare. Hyrja ne fuqi e vendimit nr. 35 te Kuvendit date 20.05.2010 ka sjelle ndalesa te pjesshme te pages per te gjithe deputetet qe nuk kane marre pjese ne aktivitetet parlamentare per shkaqe te paperligjura thuhet ne relacion. Fondi i pagave u akordua per nje numer punonjesish te miratuar ne ligjin e buxhetit gjithsej per 349 vete por u realizua per nje numer faktik 204 punonjes administrate dhe 126 deputete.
Nga buxheti iu akordua Kuvendit nje fond prej 142 milione lekesh per investime nga te cilat peshen kryesore e zinin rikonstruksioni i salles se seancave plenare dhe rikonstruksioni i Kryesise se Kuvendit.
Shiten makinat 34 deputete parablejne veturat e Kuvendit
Kuvendi ka arritur te shese pothuaj te gjitha makinat qe kishte ne dispozicion ku 34 deputete kane parablere makinat qe kishin ne dispozicion. Ne zbatim te VKM nr. 1242 date 16.12.2009 pika V e ketij vendimi me te drejten e parablerjes nga zyrtaret qe e kishin autoveturen ne perdorim jane shitur 34 autovetura dhe jane arketuar ne buxhetin e shtetit 15 milione leke. Dhe me pas me ankand te hapur jane shitur 47 autovetura nga te cilat jane arketuar ne buxhetin e shtetit 14.7 milione leke thuhet ne dokumentin e Kuvendit. Kuvendi ka arritur te kurseje nga ky operacion. Vlen te permendet qe efekti vjetor i zbatimit te ligjit nr. 10160 date 15.10.2010 ligji per heqjen e autoveturave te deputeteve dhe disa nepunesve te larte te shtetit dhe akteve te tjera nenligjore ne zbatim e tij ne institucionin e Kuvendit vetem per deputetet kap shifren 108 milione leke nga te cilat 54 milione prej pagave te shofereve te deputeteve dhe 54 milione nga ulja e shpenzimeve operative thote me tej relacioni.
Erald Kapri