Shpërblehen policët dhe gardistët
Katër rroga shpërblim për gardistët e plagosur. Ky vendim është marrë sot nga Kreu i qeverisë me vendim të Këshillit të Ministrave.
“Me propozim të kryeministrit të vendit, zotit Sali Berisha, Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpërblejë të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, të cilët morën pjesë në mbrojtje të institucioneve të vendit, me 1 pagë suplementare dhe punonjësit e plagosur të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës me 4 paga suplementare”, thuhet në një deklaratë në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave.