E Diel, 1 Nëntor 2026

McIlwham: E trishtuar nga dhuna, politika të lërë retorikën

Ajo nënvizoi se dhuna nuk është e pranishme në protestat demokratike.

“Jam thellësisht e trishtuar nga dhuna dhe humbja e jetëve njerëzore gjatë demonstratave të djeshme në Tiranë, solidarizohem me familjet e këtyre viktimave. Protestat paqësore janë themeli i lirive njerëzore në të gjitha demokracitë; dhuna dhe përdorimi i forcës nuk është asnjëherë e pranishme”, deklaroi ambasadorja.

Diplomatja britanike i bëri apel politikë shqiptare që të shmangë retorikën e dhunës. “Sërish kërkoj me forcë nga të gjitha palët të shmangin retorikën provokative dhe hedhjen e fajit. I takon institucioneve, jo politikanëve të çojnë përpara një hetim të besueshëm për të dhënë drejtësi. Më shumë se kurrë tanimë nevojitet një dialog konstruktiv mes forcave politike për të rindërtuar dhe gjetur kompromisin, kjo me qëllim forcimin e institucioneve demokratike të këtij vendi në të mirë të shqiptarëve”, vijoi McIlwham./S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-22 15:07
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›