E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shpërndanë ujë për turistët, Rama: Mirënjohje Policisë së Krujēs

TIRANË, 21 qershor/ATSH/ Punonjësit e Policisë së Krujës shpërndanë shishe me ujë për qytetarët dhe turistët, duke qenë se sot temperaturat shënuan deri në 41 gradë Celsius.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga solidariteti i punonjësve të policisë duke u shprehur atyre mirënjohjen për veprimin e kryer.

“Sot një prej ditëve më të nxehta. Mirënjohje për punonjësit e Qarkullimit Rrugor Krujë dhe të Patrullës së Përgjithshme për kujdesin që kanë treguar duke ofruar shishe uji të ftohtë qytetarëve dhe turistëve”, shkruan Rama.

Turistët e huaj vlerësuan gatishmërinë e efektivëve të policisë për t’u ardhur në ndihmë.

“Nuk e kam parë kurrë një gjë të tillë më parë”, u shpreh një turiste e huaj që vizitonte Krujën, e cila u informua nga punonjësit e policisë se kjo nismë është një tjetër shenjë mikpritje ndaj tyre.

/k.s/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›