Shpërndanin heroinë dhe kokainë në Tiranë, dy të arretsuar! Policia i sekuestron shuma lekësh

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të shpërndarjes së drogave të forta dhe ka arrestuar dy persona.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan në rrugën e Kavajës një taksi ku ishte pasagjer shtetasi F. K., banues në Tiranë.
Nga kontrollet fizik dhe në banesë, atij iu gjetën doza Heroine (me peshë totale 50 gramë), 250 000 lekë, 100 euro dhe 1 peshore elektronike.
Shtetasi F. K. u vu në pranga, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë ndaluan në fshatin Muçaj, automjetin me drejtues shtetasin E. N., 36 vjeç, banues në Fier.
Nga kontrolli në automjet u gjet një pako me 56 gramë Kokainë.
36-vjeçari u vu në pranga, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./vizionplus.tv