E Hënë, 2 Nëntor 2026

Hamasi i përgjigjet kërcënimeve të Trump për lirimin e pengjeve: Inkurajojnë Netanyahun të tërhiqet nga marrëveshja e armëpushimit

Hamasi tha sot se kërcënimet e përsëritura të presidentit amerikan Trump kundër palestinezëve janë mbështetje për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu që të tërhiqet nga armëpushimi i Gazës dhe të intensifikojë rrethimin e banorëve të enklavës palestineze.

Trump kërkoi dje, të mërkurën, që Hamasi “të lirojë të gjithë pengjet tani”, duke përfshirë trupat, “përndryshe gjithçka ka marrë fund për ju”.

Në një mesazh për Reuters, zëdhënësi i Hamasit, Abdel-Latif Al-Kanwa tha: “Mënyra më e mirë për të liruar të burgosurit e mbetur izraelitë është që okupimi të kalojë në fazën e dytë dhe Izraeli të respektojë marrëveshjen e nënshkruar me mbështetjen e ndërmjetësve”.

Marrëveshja e armëpushimit të Gazës, e cila hyri në fuqi në janar, u negociua nga i dërguari i Trump, i cili mori pjesë në proces së bashku me të dërguarit e administratës së mëparshme Biden.

Marrëveshja parashikon lirimin e pengjeve të mbetura në një fazë të dytë, gjatë së cilës do të ketë negociata për planet përfundimtare për t’i dhënë fund luftës.

Faza e parë e armëpushimit përfundoi të shtunën dhe Izraeli që atëherë ka vendosur një bllokadë totale për të gjitha mallrat që hyjnë në Gaza, duke kërkuar që Hamasi të lirojë pengjet e mbetura pa filluar negociatat për t’i dhënë fund luftës.

Palestinezët thonë se bllokada mund të shkaktojë urinë në mesin e 2.3 milionë njerëzve që jetojnë në rrënojat e Gazës./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›