E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shpërndanin kokainë/ Goditet grupi i trafikantëve në Durrës, dy në pranga

DURRËS- Dy të rinj janë arrestuar pasi shpërndanin lëndë narkotike në ambiente dhe zona të ndryshme të qytetit të Durrësit.

Autoritetet kanë sekuestruar dhjetëra doza me lëndë narkotike kokainë gati për shitje, që iu gjetën dy shtetasve gjatë kontrollit në automjet dhe në banesë.

Të arrestuarit janë Daljon Barci dhe Haxhi Qyra. Konkretisht, Daljon Barci iu gjetën dhe sekuestruan 80 doza të dyshuar kokainë gati për shitje./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›