Shpërndanin kokainë në lokalet e natës në Tiranë/ Arrestohen 5 persona, 1 tjetër shpallet në kërkim (EMRAT)

Pesë persona janë arrestuar nga antidroga e Tiranës, pasi u kapën në flagrancë me një sasi kokaine.
Ky grup kriminal ishte nën vëzhgimin e policisë që prej muajit dhjetor të vitit të kaluar, pasi kishte dyshime të forta se shiste lëndë narkotike, kryesisht në lokalet e natës në kryeqytet.
Në pranga kanë rënë Ledjo Gashi, Ergi Saliu, Brajan Lala, Erges Nexhipi dhe Mario Dema. Ndërkohë një tjetër 34-vjeçar u shpall në kërkim.
Lënda narkotike ishte mbështjellë qese plastike. Në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, në afërsi të fshatit Marikaj, policia ka ndërhyrë duke ndaluar 5 personat.
Gjatë kontrollit në njërin nga automjetet u gjetën 1, 1 kg kokainë e ndërkohë u sekuestruan 3 automjete, si dhe disa shuma parash.
Nga hetimet ka rezultuar se, këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin kokainën në Durrës dhe më pas e shisnin atë kryesisht në lokale të natës në Tiranë, por edhe në vende te tjera.
Hetimet vijojnë për të identifikuar edhe persona të tjerë të përfshirë në aktivitetin e drogës.