E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shpërndante drogë në Tiranë, arrestohet 21-vjeçari! Lëvizte me taksi për t’iu shmangur policisë

Një 21-vjeçar është arrestuar nga Forca e Posaçme “Shqiponja”.

I riu, i cili lëvizte me taksi për t’iu shamngur kontrolleve të policisë, akuzohet se shpërndante lëndë narkotike në kryeqytet.

Në pranga ka rënë shtetasi E.N, banues në Tiranë.

“Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, 21-vjeçari u kap duke qarkulluar si pasagjer në një mjet taksi, në rrugën “Pavarësia”.

Gjatë kontrollit fizik dhe banesës së 21-vjeçarit, shërbimet e Policë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë narkotike kanabis dhe një aparat celular”, njoftoi policia./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›