E Hënë, 2 Nëntor 2026

U qëllua aksidentalisht me çifte nga djali i xhaxhai, ky është 36-vjeçari që vdiq në Bulqizë

Gjuetia në Bulqizë përfundoi në një tragjedi.

34-vjeçari Flamur Kamberi vrau me çifte kushëririn e tij Vasil Kamberin. Dy të rinjtë kishin shkuar në pyll për gjueti.

Ngjarja dyshohet aksidentale, megjithatë grupi hetimor vijon hetimet.

Vasil Kamberi, 36 vjeç është plagosur rëndë nga çuni i xhaxhait dhe është dërguar me urgjenc drejt spitalit me helikopter, por si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë gjatë trasportimit.

Autori është shoqëruar në komisariatin e policisë ku është marrë në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›