E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shpërndarja e bonusit të pranverës, nis nga e hëna në çdo pikë të postës shqiptare

Nga sot, hyn në fuqi Bonusi i Pranverës që do të marrin pensionistët.

Kryeministri Edi Rama shpjegoi në rrjetet sociale se shpërndarja e parave do të nisë nga e hëna, në çdo pikë të postës shqiptare dhe të bankave të nivelit të dytë.

Për të moshuarit që marrin pension më pak se 20 mijë lekë, bonusi do të jetë në masën e 10 mijë lekëve, ndërsa ata me pension më shumë se 20 mijë lekë, do të përfitojnë 5 mijë lekë bonus.

“Bonusi i Pranverës, nga e hëna për 730,430 pensionistë (brenda a jashtë vendit), pranë çdo pike të Postës Shqiptare dhe bankave të nivelit të dytë”, shkruhet në postimin e Ramës.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›