E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mbante armë pa leje, në pranga 52-vjeçari në Këlcyrë

Një 52 vjeçar në Këlcyrë është arrestuar këtë të shtunë, pasi mbante armë pa leje në banesë.

Sipas njoftimit zyrtar, Policia ka sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak.

“Në kuadër të veprimeve për goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar në inteligjencën policore, shërbimet e Stacionit të Policisë Këlcyrë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Përmet, ushtruan kontroll në banesën e shtetasit K. L., në fshatin Toshkëz, Këlcyrë, ku dyshohej për armëmbajtje pa leje. 

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri kallashnikov me fishekë, që ky shtetas e mbante pa leje.

Në përfundim të veprimeve, shtetasi K. L., 52 vjeç, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›