Shpërthen Flamur Noka: “Rama thikë pas shpine Kosovës”

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, në fjalën e tij në parlament foli për vendimin e Gjykatës Speciale, që dënoi me 81 vite burg në total ish-krerët e UÇK-së.
Noka u shpreh se në vitin 2016, Sali Berisha i doli kundër Speciales dhe tha se do dëmtojë Kosovën. Ai tha se Rama mban përgjegjësi për ngritjen e Gjykatës Speciale.Noka kujtoi se më 2016, Rama i hipi helikopterit dhe shkoi në Prishtinë, ku i bëri presion lidershipit në Kosovë që të votojë Specialen. Sipas tij, duhet të pyetet Rama se për interesa të kujt bëri presion mbi parlamentarët e Kosovës.