Bardh Spahia kërkon sqarime për dorëheqjen e Evis Salës

E kemi kërkuar këtë interpelancë urgjente me ministren e Shëndetësisë për situatën të rënduar në sistemim shëndetësor që gjatë muajit të fundit është përfshirë në disa skandale, që kulmuan me dorëheqjen e Salës pa dhënë shpjegime e deri në emërimin nepotike të kushërirës së parë e bashkëshortes së kryeministres.
Por pyetja është se Sala u shkarkua se nuk pranonte të firmoste nën presionin e kryeministrit apo se në 6 javë autorizoi realizimin 12 shpalljeve të tenderave me vlerë 105 milionë euro. Qytetarët shqiptarë e provojnë çdo ditë në kurrizin e tyre, peshën e korrupsionit.
Ministrat e shëndetësisë ikin dhe vijnë pa lënë asnjë gjurmë dhe pa mbajtur asnjë përgjegjësi. Shkarkohet ministrja në më pak se një vit punë dhe askush nuk jep asnjë përgjigje dhe të mbajë përgjegjësi.
Askush nuk mban përgjegjësi as për grabitjen e parave publike, në vend që të shkojnë për investime në shëndetësi”, tha deputeti i PD, Bardh Spahia.
Ndërkohë fjala e Klodiana Spahiut nisi me ndërprerje nga ana e opozitës duke bërë që disa herë të ndërhynte nënkryetarja e Kuvendit, Evis Kushi. Minstrja e Shëndetësisë që në fillim foli edhe për OSHIS.