E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthen United, shkëlqen Januzaj

Manchester United i është kthyer rezultateve pozitive në ndeshjet parapërgatitore. Skuadra e David Moyes e mposhti 5 me 2 skuadrën nga Hong Kongu, Fc Kitchee. Dilema e fituesit u largua që në pjesën e parë kur United shënoj 3 gola.

Wellbeck, Smalling dhe Fabio realizuan brenda 10 minutave të tre golat. Pesë minuta pas inkuadrimit në lojë, Adnan Januzaj shënoj për 4 me 0 në minuën e 50.

Futja e Januzajt në lojë solli efekte pozitive në ndeshje duke bërë që talenti kosovar të qarkullonte më shumë topin në mesfushë.

Megjithatë vendasit nuk u dorëzuan dhe shënuan 2 gola nëpërmjet Lam dhe Alex.

Talenti i United, Jesse Lingard shënoi golin më të bukur në ndeshje në minutën e 80 për 5 me 2.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›