Adnan Januzaj shënon për Man United

Pas formës së lartë të treguar në ndeshjet parapërgatitore, Adnan Januzaj ka shënuar edhe golin e parë të tij në këto ndeshje. Januzaj ka shënuar golin e katërt për Manchester United në miqësoren ndaj skuadrës Kitchee.
Januzaj pranoi një krosim të bukur nga krahu për të shënuar gol të bukur me kokë. Januzaj në këtë sfidë u fut në ndeshje në pjesën e dytë ne vend të Ashley Young.