E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shpërthen bomba e Luftës së Dytë Botërore në Britani, nuk ka persona të lënduar

Një bombë 250 kg e Luftës së Dytë Botërore ka shpërthyer papritur në Great Yarmouth, në Britani. Fatmirësisht askush nuk u lëndua nga shpërthimi.

Oficerët kishin paralajmëryar se ekzistonte rreziku i një shpërthimi të paqëllimshëm.

“Ky nuk ishte një shpërthim i planifikuar dhe ndodhi gjatë punës me djegie të ngadaltë për të çarmatosur eksplozivët”, njoftuan autoritetet.

Pajisja është rreth një metër e gjatë dhe peshon rreth 250 kg dhe u zbulua nga një kontraktor që punonte në lumin Yare. Në vendngjarje kishte një kordon prej 400 metrash./ The Guardian

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›