E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tërmeti Turqi-Siri/ I porsalinduri dhe nëna shpëtohen pas disa ditësh nën rrënoja

Një foshnje e porsalindur dhe nëna e tij janë shpëtuar nga rrënojat në Turqi, rreth 95 orë pas tërmetit të parë vdekjeprurës të së hënës. Foshnja 10-ditore, u nxorr nga një strukturë e rrënuar në provincën jugore Hatay.

Pamjet treguan se fëmija ishte nxjerrë gjatë natës një pamje e përshkruar nga mediat lokale si mrekulli. Shpresat për gjetjen e shumë të mbijetuarve të tjerë po pakësohen, mes motit të ftohtë të ftohtë katër ditë pas katastrofës.

I porsalinduri Yagiz u fotografua i mbështjellë me një batanije termike duke u transportuar në një ambulancë për të marrë trajtim, nënën e tij e nxorën me barelë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›